Ndërlidhjet

logo-print

Keri: Pakistani të bëjë më tepër kundër terroristëve


Senatori Xhon Keri

Senatori Xhon Keri

Senatori amerikan, Xhon Keri, mbrëmë vonë, i ka bërë thirrje Pakistanit, që të bëjë më tepër në eliminimin e bazave terroriste nga territori i vet.

Një kohë të gjatë Uashingtoni e ka akuzuar Islamabadin se po bënë pak kundër militantëve me bazë në Pakistan, të cilët po lansojnë sulme në Afganistanin fqinjë.

Duke folur në një dëgjim në Kongresin amerikan, Xhon Keri tha se është “e papranueshme për të pasur zonë të imunitetit për akte të luftës” kundër forcave ndërkombëtare brenda në Afganistan.

Zoti Keri ka theksuar se Pakistani duhet të jetë “më kategorik dhe më bashkëpunues”, duke sugjeruar se do të ndërmerren masa të tjera, nëse konsiderohet se Islamabadi nuk po bënë më tepër.
XS
SM
MD
LG