Ndërlidhjet

Greqi: Presidenti bën përpjekjet e fundit


Presidenti grek Karolos Papulias
Presidenti grek Karolos Papulias
Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, sot ka mbajtur takim me liderët e tri partive kryesore politike parlamentare, në përpjekjet e fundit për ta formuar koalicionin qeverisës dhe për t’i evituar zgjedhjet e reja.

Qeveria e re duhet ta miratoi planin për masat e kursimit, që janë kundërshtuar shumë kohëve të fundit, në mënyrë që të mund të merret ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Analistët politikë konsiderojnë se nuk do të ketë ndonjë kthesë të madhe në bisedimet e fundit të presidentit me liderët politikë.

Të premten, lideri i Partisë Socialiste, PASOK, Evangelos Venizelos, dështoi që ta formoj koalicionin qeverisës, pasi ai ishte refuzuar nga lideri radikal majtist, Aleksis Tsipras, i cili ka premtuar se do ta shkatërroj planin prej 130 miliardë eurosh ndihmë për Greqinë.

Perspektiva e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Greqi, pas atyre të 6 majit, ka shkaktuar rënie në aksionet në Greqi dhe ka kontribuar në rënien e vlerës së euros në nivelin më të ulët prej janarit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG