Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Policia afgane i vrau dy ushtarë britanikë


Armatim i ushtrisë britanike për mbrojtje ajrore

Armatim i ushtrisë britanike për mbrojtje ajrore

Londra ka njoftuar sot se dy ushtarë, që ishin vrarë dje nga policia lokale në pjesën jugore të Afganistanit, ishin nga Britania.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se të dy ushtarët ishin “qëlluar dhe vrarë nga pjesëtarët e forcës policore afgane” në Lashkar Gah të provincës Helmand.

Dje, forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se sulmuesit ishin kryengritës të veshur me uniformë policie.

Por, një zyrtar i lartë i sigurisë në Helmand më vonë ka thënë se ata ishin anëtarë të forcës policore të Afganistanit për afro një vit.
XS
SM
MD
LG