Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Nikoliq, prapëseprapë, merr pjesë në zgjedhje


Tomisllav Nikoliq

Tomisllav Nikoliq

Lideri nacionalist opozitar në Serbi, Tomisllav Nikoliq, tha sot se ai do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, me gjithë kërcënimin se do t’i bojkotonte votimet.

Ai tha dje se do t’i bojkotonte votimet më 20 maj për të protestuar atë që ai e cilësoi si vjedhje masive më 6 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë akuzat e Nikoliqit, që është lideri i Partisë Progresive Serbe, se Partia Demokratike reformatore e Boris Tadiqit i ka falsifikuar 500 mijë vota, me qëllim që ta eliminoj Nikoliqin nga gara presidenciale.

Zoti Nikoliq, ish pjesëtar i Partisë Radikale ultranacionaliste, është përpjekur që ta transformoj vetveten në konservator pro evropian.
XS
SM
MD
LG