Ndërlidhjet

Serbi: Nikolliq merr pjesë në zgjedhje


Tomisllav Nikolliq duke votuar më 6 maj 2012...
Tomisllav Nikolliq duke votuar më 6 maj 2012...
Lideri nacionalist opozitar në Serbi, Tomisllav Nikolliq, tha të dielën se ai do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, me gjithë kërcënimin se do t’i bojkotonte votimet.

Ai kishte thënë të shtunën se do t’i bojkotonte votimet më 20 maj për të protestuar atë që ai e cilësoi si vjedhje masive më 6 maj, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë akuzat e Nikolliqit, që është lideri i Partisë Progresive Serbe, se Partia Demokratike reformatore e Boris Tadiqit i ka falsifikuar 500 mijë vota, me qëllim që ta eliminojë Nikolliqin nga gara presidenciale.

Tomisllav Nikolliq, ish-pjesëtar i Partisë Radikale ultranacionaliste, është përpjekur që ta transformojë vetveten në konservator pro-evropian.(f.b.)
XS
SM
MD
LG