Ndërlidhjet

Hoxhaj merr pjesë në seancën e KS të OKB-së


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministria e jashtme e Kosovës ka njoftuar se në takimin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku debatohet për Kosovën, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai do t’i njoftoj anëtarët e Këshillit të Sigurimit për “progresin e vazhdueshëm që po shënojet në Republikën e Kosovës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fazë”, thuhet mëtutje në njoftim.

Në raportin e tij tremujor për gjendjen në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka vlerësuar se “pas konkluzioneve të suksesshme të diskutimeve për çështjet kryesore në dialog, Beogradi dhe Prishtina, i kanë avancuar planet e tyre evropiane”.

“Kjo shënon zhvillimin më pozitiv në periudhën raportuese, që ka dalur nga progresi konkret në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thotë mëtutje raporti.

Por, këto zhvillime kanë rënë nën hijen e “tensioneve në rritje në terren gjatë pjesës së fundit të periudhës raportuese”, theksohet në raportin e Ban Ki-munit, duke shpjeguar se kjo i atribuohej pjesërisht “përgatitjeve për zgjedhjet serbe më 6 maj dhe kundërthëniet shoqëruese për votimin në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG