Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 5 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Falluxha

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Falluxha

Nga një varg i sulmeve me bomba, kryesisht kundër forcave të sigurisë në Irak, sot janë vrarë pesë vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Zyrtarët e sigurisë dhe të shëndetësisë thanë se njerëzit ishin vrarë në qytetet Falluxha, Iskanderija dhe Himrin.

Dhuna në gjithë Irakun ka shënuar rënie në krahasim me kulmin, që kishte mbizotëruar në vitet 2006 dhe 2007, por sulmet mbesin pothuajse gjë e zakonshme.

Sipas të dhënave zyrtare, 126 irakianë janë vrarë gjatë muajit prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG