Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Janë vrarë 15 militantë të al-Kaidës


Ushtarët dhe liderët fisnorë pro-qeveri qëndrojnë në pozicion në jug të Jemenit

Ushtarët dhe liderët fisnorë pro-qeveri qëndrojnë në pozicion në jug të Jemenit

Forcat ushtarake të Jemenit thonë se kanë bërë përparim në sulmin e tyre, që ka për qëllim rimarrjen e qytetit Zinxhibar, që mbahet nga al-Kaida.

Militantët e këtij rrjeti e kanë mbajtur këtë qytet, në pjesën jugore të Jemenit, prej vitit të kaluar.

Zyrtarët ushtarakë të Jemenit thonë se kanë avancuar në dy fronte afër Zinxhibarit, sot herët në mëngjes, duke vrarë afro 15 militantë.

Ky operacion tokësor u bë pas një vargu të sulmeve ajrore me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, kundër militantëlve të al-Kaidës, në pjesën jugore të këtij vendi.

Thuhet se nga këto sulme, dje janë vrarë së paku 11 pjesëtarë të al-Kaidës, në provincat Marib dhe Shabva.

Gjatë tri javëve të kaluara, nga sulmet e këtilla të Shteteve të Bashkuara janë vrarë së paku tre operativistë të lartë të al-Kaidës, në pjesën jugore të Jemenit.
XS
SM
MD
LG