Ndërlidhjet

Spanjë: Policia i arrestoi 18 protestues në Madrid


Protestuesit përleshen me policinë gjatë një demonstrate të mëparshme
Protestuesit përleshen me policinë gjatë një demonstrate të mëparshme
Policia e Spanjës sot i ka arrestuar 18 demonstrues, që nuk e respektuan orën policore dhe gjithë natën e kaluan në sheshin Puerta Del Sol në Madrid, për të protestuar kundër masave qeveritare të kursimit.

Raportohet se dy policë ishin plagosur në përleshjet, që shpërthyen sot herët në mëngjes, kur ata ishin përpjekur t’i dëbonin qindra protestues nga sheshi i madh.

Afro 100 mijë demonstrues, që kishin dalur në rrugët e Spanjës, ditën e shtunë, për ta shënuar njëvjetorin e protestës “Indignados”, e cila ishte përhapur në gjithë botën, përfshirë edhe lëvizjen globale “Okupo”.

Policia tha se 30 mijë njerëz kishin demonstruar dje në Barcelonë, ndërsa 22 mijë kishin marrë pjesë në tubimin në Madrid.

Papunësia në Spanjë është 24%, ndërsa në mesin e të rinjëve ajo ka rënë në 50%, derisa ekonomia ka rrëshiqtur prapa në recesion.
XS
SM
MD
LG