Ndërlidhjet

Meksikë - gjenden 49 trupa të pajetë


Meksikë - foto arkivi
Meksikë - foto arkivi
Të paktën 49 trupa të pajetë, të mbështjella me qese plastike, janë gjetur në qytetin verior të Meksikës, Monteri.

Prokurori i Përgjithshëm, Adrian de la Garca, u ka thënë gazetarëve se nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë imigrantë.

Ai tha se viktimat mund të jenë vrarë dy ditë më herët në një tjetër lokacion.

Kartelat meksikane të drogës kanë përshkallëzuar luftën e terrorit në këtë vend.
XS
SM
MD
LG