Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani në Nepal


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se një aeroplan me 21 persona në bord është rrëzuar në malet e Nepalit.

Burimet zyrtare thonë se aksidenti ka ndodhur kur aeroplani ka bërë përpjekje të aterojë në Aeroportin Jomsom.

Ai i përkiste kompanisë lokale ajrore – Agri Air.

Policia dhe ushtria kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detaje për viktimat eventuale.
XS
SM
MD
LG