Ndërlidhjet

BE diskuton bojkotimin e Euro 2012-ës në Ukrainë


Përgatitjet për Kampionatit Euro 2012 në Kiev të Ukrainës.

Përgatitjet për Kampionatit Euro 2012 në Kiev të Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të shqyrtuar bojkotimin e Ukrainës si nikoqire të Kampionatit të Futbollit Euro 2012.

Aksioni do të ishte protestë për trajtimin që i bëhet në burg ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Holanda, e cila luan ndeshje në Ukrainë, ka thënë se nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues politikë.

Megjithatë, disa në BE e konsiderojnë pjesëmarrjen e mundshme si rrugë për bisedime me Ukrainën.

Timoshenko aktualisht ndodhet në spital për trajtimin e gjendjes pas grevës së urisë, të cilën e kishte nisur në muajin prill, pasi, siç kishte thënë, ishte rrahur nga rojet e burgut.

Ish-kryeministrja ukrainase po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të “shpërdorimeve të detyrës zyrtare” – akuza të cilat ajo i hedh poshtë dhe i konsideron të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG