Ndërlidhjet

Obama mirëpret tranzicionin në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mirëpritur transferimin e fundit të përgjegjësive të sigurisë nga NATO-ja te forcat afgane, duke thënë se “është bërë një hap i rëndësishëm përpara drejt arritjes së objektivave në Afganistan”.

Transferimi i përgjegjësive të sigurisë, i bërë publik të dielën në Kabul, përfshin 230 qarqe dhe qendra të provincave.

Njoftimi është bërë në të njëjtën ditë kur persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një zyrtar të lartë në Kabul.

Arsala Rahmani, 68 vjeç, ka qenë njëri nga anëtarët më të rëndësishëm të Këshillit për Paqe të Afganistanit – të ngritur nga presidentit Hamid Karzai dy vjet më parë për të biseduar me kryengritësit talibanë.

Këta të fundit kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e Rahmanit.
XS
SM
MD
LG