Ndërlidhjet

KS diskuton sot për Kosovën

  • RFE /RL

Këshilli i Sigurimit (Foto nga arkivi)

Këshilli i Sigurimit (Foto nga arkivi)

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa material bazë pritet të jetë raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, do të marrë pjesë në cilësinë e përfaqësuesit të Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se do t’i njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për “progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Republikën e Kosovës, si dhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fazë”.

Në raportin e tij tremujor për gjendjen në Kosovë, kreu i OKB-së ka vlerësuar se “pas konkluzioneve të suksesshme të diskutimeve për çështje kryesore, Beogradi dhe Prishtina i kanë avancuar planet e tyre evropiane”. (v.t.)
XS
SM
MD
LG