Ndërlidhjet

Nis konferenca e ujgurëve në Japoni


Kryetarja në mërgim e Kongresit Botëror të Ujgurëve, Rebia Kader.

Kryetarja në mërgim e Kongresit Botëror të Ujgurëve, Rebia Kader.

Rreth 200 ujgurë nga e gjithë bota janë tubuar në Tokio, për t’i dhënë shtytje rastit të tyre për pavarësi nga Kina.

Shumë ujgurë thonë se janë viktima të persekutimit shtetëror dhe të margjinalizimit në tokat e tyre në veriperëndim të Kinës.

Kryetarja në mërgim e Kongresit Botëror të Ujgurëve, Rebia Kader, u ka thënë pjesëmarrësve në takim se “politika e asimilimit me forcë” është e papranueshme në një demokraci moderne.

Konferenca do të zgjasë pesë ditë.
XS
SM
MD
LG