Ndërlidhjet

Partia e Merkelit pëson humbje në zgjedhjet rajonale


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet rajonale.

Demokratët e Krishterë të Merkelit kanë fituar vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit North Rhine Westphalia.

Social-demokratët e opozitës dhe Të Gjelbrit kanë siguruar shumicën, ndërsa Partia Pirate ka marrë më pak se 8 për qind të votave, por ka siguruar ulëse në asamblenë e shtetit gjerman.

Merkel, e cila personalisht thuhet të jetë mjaft popullore, porse kryeson një kabinet grindavec, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG