Ndërlidhjet

NATO “ka minimizuar” vrasjet civile në Libi


Sirte, Libi, shtator 2011.
Sirte, Libi, shtator 2011.
Organizata Human Rights Watch ka thënë se NATO-ja ka nënvlerësuar numrin e civilëve të vrarë gjatë fushatës së Aleancës në Libi.

Në raportin e fundit të organizatës për të drejtat e njeriut thuhet se sulmet ajrore të NATO-s, me qëllim rrëzimin e ish-diktatorit Muamer Gadafi, vitin e kaluar, “kanë vrarë 72 civilë, përfshirë 24 fëmijë dhe 20 gra”.

Organizata me seli në Nju Jork i ka bërë thirrje NATO-s të kompensojë viktimat civile dhe “të hetojë sulmet që mund të kenë qenë të paligjshme”.

Raporti pretendon se përfshin hetime të gjera për numrin e viktimave civile nga fushata ajrore e NATO-s dhe paraqet numër më të lartë të vdekjeve nga organizata Amnesty International, e cila në muajin mars ka raportuar për 55 civilë të vrarë.
XS
SM
MD
LG