Ndërlidhjet

logo-print

FARC do të lirojë gazetarin francez


Pjesëtarë të FARC-ut

Pjesëtarë të FARC-ut

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se grupi gueril i Kolumbisë, FARC, ka vendosur të lirojë gazetarin francez, të kapur dy javë më parë.

Zyrtarë të Kryqit të Kuq thonë se kanë marrë deklaratën e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), e cila thotë se grupi është përgatitur të lirojë Romeo Langloisin, por nuk jep datë të caktuar.

Langlois, i cili punon për televizionin France 24, ka shoqëruar ushtarët kolumbianë në një mision anti-drogë në jug të Kakuetas më 21 prill, kur është kapur nga guerilët, pas përleshjeve të tyre me trupat ushtarake.

FARC lufton qeverinë kolumbiane që nga viti 1964 dhe financimin e vet e mbështet në tregtinë e paligjshme të kokainës.
XS
SM
MD
LG