Ndërlidhjet

logo-print

Der Sipegel: “Lamtumirë Akropolis”


Ilustrim

Ilustrim

Revista me ndikim e Gjermanisë “Der Spiegel” ka bërë thirrje që Greqia, e paralizuar nga borxhet, të lërë Eurozonën.

Nën titullin në faqen e parë “Lamtumirë Akropolis – Përse Greqia duhet të lërë euron”, “Der Spiegel” thotë se dalja e Greqisë mund të jetë opsioni më i mirë.

“Grekët nuk kanë qenë të pjekur për bashkimin monetar dhe nuk janë as sot. Përpjekjet për ta bërë vendin të qëndrueshëm përmes reformave, kanë dështuar”, shkruan "Der Spiegel".

Greqia vuan nga kriza e borxheve dhe është e varur nga ndihmat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian.

Krizën e kanë thelluar edhe më tepër dështimet e partive për të formuar koalicionin qeveritar, pas zgjedhjeve të 6 majit në këtë vend.

Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar Greqinë se nuk do të marrë ndihma të tjera për të përballuar krizën e borxheve, nëse qeveria e re nuk vepron në përputhje me marrëveshjet e bëra tashmë për paketat e kredive.
XS
SM
MD
LG