Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Pakistani, diskutojnë rihapjen e kufirit


Trupa britanike të NATO-s në Afganistan

Trupa britanike të NATO-s në Afganistan

Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata intensive me Pakistanin për të rihapur kufirin e këtij vendi për konvojet që bartin furnizime për NATO-n në Afganistan.

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane Mark Stroh tha se diskutimet do të rinisin të hënën.

Anëtarët e kabinetit të Pakistanit dhe zyrtarë ushtarakë pritet të takohen të martën për të diskutuar vazhdimin e furnizimeve.

Të dielën, komandanti i forcave të NATO-së në Afganistan Ashfak Kajani takoi gjeneralin Sher Muhamed Karimi për bisedimet mbi sigurinë e kufijve.

Bisedimet janë zhvilluar në Ravalpindi, afër Islamabadit.

Pakistani ka bllokuar tashmë 6 muaj konvojet e furnizimii, si hakmarrje ndaj një sulmi amerikan që pat vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG