Ndërlidhjet

"Medikus", ende s'ka vendim për dëshminë e Martit


Politikani zviceran, Dik Marti

Politikani zviceran, Dik Marti

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti, ka theksuar sot se nuk ka informacione nëse Dik Marti do vijë në Kosovë për të dëshmuar në rastin “Medikus”.

Ajo tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Këshillit të Evropës, ku Dik Marti është anëtar.

“Nuk e di nëse ai do të vijë në Prishtinë. Me sa unë e di EULEX-i dëshiron ta ftojë si dëshmitar. Ne do të shohim se çka do të vendosë Këshilli i Evropës rreth imunitetit të tij”, tha ajo.

Kurse Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën e EULEX-it, që Dck Marti të dëshmojë në rastin “Medikus”.
XS
SM
MD
LG