Ndërlidhjet

NATO teston sistemin e mburojës raketore


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Shefi i NATO-s thotë se ka përfunduar testi i parë i plotë i sistemit për mburojën raketore të re, të planifikuar të vendoset në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm Anders Fog Rasmusen, në një artikull në “The Wall Street Journal”, tha se një anije amerikane, radarët dhe satelitët, si dhe bateritë e interceptorëve nga Gjermania dhe Holanda “kanë kryer një sërë angazhimesh të simuluara” për të testuar aftësinë e sistemit të aleancës për t’u mbrojtur kundër sulmeve raketore.

Rasmusen e përshkroi testin si “të suksesshëm”.

Raportet thonë se udhëheqësit e NATO-s janë duke shpresuar që të shpallin fillimin e “kapaciteve të përkohshme” të sistemit në samitin e tyre në Çikago, më 20 dhe 21 maj.

Sistemi, që synon mbrojtjen kundër kërcënimeve të mundshme me raketa që vijnë jashtë Evropës, është kundërshtuar nga Rusia, e cila frikësohet se sistemi në fjalë mund ta kërcënojë sigurinë e saj kombëtare. Moska ka kërcënuar se do të ndërmarrë kundërmasa.
XS
SM
MD
LG