Ndërlidhjet

Merkel: Disfatë e hidhur dhe e dhimbshme


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul se humbja e madhe që pësoi partia e saj në rajonin më të populluar të Gjermanisë nuk do ta dobësojë atë derisa po lufton më thellimin e krizës së borxheve evropiane.

Merkel po ashtu tha se është “shumë e relaksuar” në lidhje me zgjedhjet kombëtare që mbahen në fund të 2013-ës.

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet rajonale.

Demokratët e Krishterë të Merkelit kanë fituar vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit North Rhine Uestfalia.

Social-demokratët e opozitës dhe Të Gjelbrit kanë siguruar shumicën, ndërsa Partia Pirate ka marrë më pak se 8 për qind të votave, por ka siguruar ulëse në asamblenë e shtetit gjerman.

Merkel, këmbëngul se rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me punën e saj, duke shtuar se puna e saj në Evropë nuk preket, nga ajo që pranoi se ishte “disfatë e dhimbshme dhe e hidhur”.
XS
SM
MD
LG