Ndërlidhjet

Kapitali rus jashtë vendit me shifër rekorde


Shën Petërsburg, Rusi
Shën Petërsburg, Rusi
Ministria ruse e Ekonomisë tha se rrjedhja e kapitalit rus jashtë vendit arriti në një shifër tronditëse, prej 8 miliardë dollarësh gjatë muajit prill, duke tejkaluar vlerësimet e qeverisë.

Zëvendësministri i Ekonomisë Andrej Klepaç tha se vetëm në çerekun e 2012-tës, një vlerë prej 35 miliardë dollarësh janë investuar jashtë shtetit.

Rrjedhja e kapitalit rus në vitin 2011 ishte 84 miliardë dollarë, dyfishi i vlerës së vitit paraprak.

Banka Qendrore e Rusisë, megjithatë, ka paraparë një kthim të kapitalit duke filluar nga muaji maj.
XS
SM
MD
LG