Ndërlidhjet

Tibetianet trajnohen për të vrarë Dalai Lamën?


Dalai Lama

Dalai Lama

Kina ka hedhur poshtë akuzat e Dalai Lamës se Pekini po i trajnon gratë tibetiane që ta vrasin atë.

Lideri shpirtëror budist në ekzil i Tibetit i tha medias britanike se ai kishte marrë raporte nga Tibeti i kontrolluar nga Kina, që paralajmëronin se gratë po hidhnin helm në flokët e tyre, në mënyrë që ai tw helmohej, gjatë kohës sa i bekon ato.

Ai i tha britanikes Sunday Telegraph se gratë janë trajnuar nga agjentët kinezë.

Ministria e Jashtme kineze tha të hënën se për këto akuza, as nuk ia vlente të flitej, por shtoi se Dalai Lama në përgjithësi përhap informacione të rreme.

Dalai Lama pritet të vizitojë Katedralen e Shën Palit Londër të hënën për të marrë çmimin prej 1.7 milionë dollarësh për punën e tij, që promovon dimensionin shpirtëror të jetës.
XS
SM
MD
LG