Ndërlidhjet

Janukoviq: BE, mos na poshtëroni!


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq tha se Evropa nuk duhet të poshtërojë
fqinjin e saj lindor, derisa Kievi po përballet me krizën më të egër diplomatike deri më tani në raport me BE-në.

Ukraina në fillim të këtij muaji, shtyu një samit evropian, që e organizonte para fillimit të kampionatit të futbollit Euro 2012, pasi që shumica e pjesëmarrësve anuluan pjesëmarrjen në shenjë proteste ndaj trajtimit në burg të ish kryeministres dhe lideres së opozitës, Julia Timoshenko.

"Është shumë e rëndësishme që mos të poshtërohemi," tha Janukoviq.

"Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne po bëjmë çdo gjë në mënyrë
që situata të tilla të mos përsëriten,” ka thënë ai.

Komisioni i BE-së gjithashtu tha se të gjithë komisionerët e BE-së gjithashtu do të bojkotojnë ndeshjet e Kapmionatit Euro 2012 që luhen në Ukrainë, një veprim ky që mund të pasohet nga ministrat e Gjermanisë dhe shtetet e tjera.
XS
SM
MD
LG