Ndërlidhjet

Pakistan-SHBA, sinjale për përmirësim raportesh


Ministrja e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabani Khar

Ministrja e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabani Khar

Ministrja e jashtme e Pakistanit tha se vendi i saj “e ka arritur qëllimin” duke bllokuar rrugët e furnizimit të NATO-s në Afganistan, si shenjë proteste ndaj një sulmi amerikan, që pat lënë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Ajo ka thënë se tani është koha që të ecet përpara me lidhjet me SHBA-në.

Hina Rabani Khar nuk ka thënë nëse Pakistani do të rihapë rrugët, por komentet e saj vijnë derisa negociatorët nga Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedimet për hapjen ose jo të kufijve për konvojet që bartin furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan.

Pakistani ka bllokuar tashmë 6 muaj konvojet e furnizimii, si hakmarrje ndaj sulmit amerikan.
XS
SM
MD
LG