Ndërlidhjet

Jahjaga takon Rohanin


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga takon ish të dërguarin e OKB-së për statusin, Albert Rohan
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga takon ish të dërguarin e OKB-së për statusin, Albert Rohan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka siguruar ish të dërguarin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, se "Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar që garanton të drejtat e barabarta për qytetarët e të gjitha komuniteteve".

Ajo ka bër këto komente në një takim që ka zhvilluar me zotin Rohan.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Rohan biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset e integrimit nëpër të cilat po kalon vendi, marrëdhëniet ndërfqinjësore në rajon dhe ato me BE-në si dhe për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kabineti i presidentes.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe për angazhimin e zotëri Rohan në grupin “Miqtë e Kosovës”.

"Presidentja Jahjaga tha se Kosova po shënon përparim në proceset integruese dhe se me marrjen e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Republika e Kosovës dhe BE-ja kanë hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërmjet tyre", thuhet në njoftim.

Ish i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, zotëri Albert Rohan, theksoi se Kosova ka shënuar përparime në fusha të ndryshme por tha se "ajo duhet të ndërmarrë hapa të nevojshëm në zbatimin e plotë të Planit Ahtisaari, në veçanti në tri komunat në veri të Kosovës, për përmbylljen me sukses të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë".
XS
SM
MD
LG