Ndërlidhjet

Iran-ANEB, pesë orë bisedime pa marrëveshje


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë nisur bisedimet në Vjenë lidhur me aktivitetet bërthamore të republikës islamike.

Duke folur para bisedimeve të së hënës, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ANEB-it, Herman Nakarts i kërkoi Iranit ta lejojë ekipin e tij që të vizitojë një zonë të dyshimtë ushtarake në Parçin, ku ka shqetësime se po punohet drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Bisedimet e së hënës zgjatën rreth pesë orë, pas të cilave, asnjëra palë nuk ka dhënë komente. Ato do të vazhdojnë të martën.

Takimi i fundit i tillë, në muajin shkurt, ka dështuar të prodhojë ndonjë marrëveshje.

ANEB po i heton dyshimet se Teherani mund të jetë punuar drejt zhvillimit të kapaciteteve për armë bërthamore.

Teherani mohon çdo plan të tillë. Irani do të diskutojë çështjen bërthamore me gjashtë fuqitë botërore - Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara e Gjermaninë - më 23 maj në Bagdad.
XS
SM
MD
LG