Ndërlidhjet

Muzeu i gazetarisë nderon të vrarët në detyrë


Pamje nga Newseum, Uashington
Pamje nga Newseum, Uashington
Gazetarë nga Afganistani, Azerbejxhani, Iraku, Pakistani dhe Rusia janë në mesin e 70 individëve që janë kujtuar sot muzeun e gazetarisë amerikane për dhënien e jetës për profesionin e tyre në vitin 2011.

Tagi Rafik, një korrespondent i Radios Evropa e Lirë nga Azerbejxhani ishte një nga gazetarët që u përkujtua në Newseum-in e Uashingtonit.

Tagi vdiq pasi që u godit me thikë vitin e kaluar në një sulm, për të cilin, ai tha se lidhej me një artikull kritik që kishte shkruar për të drejtat e njeriut në Iran.

Lista përfshinë edhe 14 gazetarë të vrarë në Pakistan dhe Irak, duke përfshirë Salem Shahzadin, shefin e Byrosë në Pakistan të Asia Times Online, i cili vdiq pasi kishte shkruar një artikull për lidhjet mes marinës pakistaneze dhe Al-Kaidas.

Gjithashtu në listë përfshihet Kazhimurad Kamalov, botues i gazetës “Chernovik” të Dagestanit, i cili raportoi mbi abuzimet e policisë në luftën kundër kryengritësve islamikë në Kaukazin Verior të Rusisë.
XS
SM
MD
LG