Ndërlidhjet

BE kundër thirrjes për bojkot ndaj Ukrainës


Kijev, Ukrainë

Kijev, Ukrainë

Bashkimi Evropian vendosi të hënën kundër thirrjes për një bojkot të gjerë të bllokut ndaj ndeshjeve të kampionatit të futbollit të planifikuara të mbahen muajin e ardhshëm në Ukrainë.

Megjithatë, ministrat e jashtëm të bllokut 27 anëtarësh, që u takuan në Bruksel, ranë dakord për të ngrirë bisedimet mbi thellimin e integrimit politik dhe ekonomik të Ukrainës në BE-në.

BE-ja ka qenë kritike ndaj Ukrainës mbi keqtrajtimin e supozuar të lideres së opozitës Julia Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg për shpërdorim të detyrës në lidhje me një marrëveshje të gazit me Rusinë, të arritur në kohën kur ajo ishte kryeministre.

Disa krerë evropianë janë zotuar se do të bojkotojnë Ukrainën gjatë Kampionatit Evropian në futboll, i cili bashkorganizohet nga Ukraina dhe Polonia, pasi që
Timoshenko tha se ishte rrahur nga zyrtarët e burgut në muajin e kaluar dhe në shenjë proteste pat nisur një grevë urie.
XS
SM
MD
LG