Ndërlidhjet

Greqi: Përpjekjet e fundit për të shmangur zgjedhjet


Antonis Samaras (djathtas) i "demokracise se Re ne takim me Evangelos Venizelos tw PASOK-ut.

Antonis Samaras (djathtas) i "demokracise se Re ne takim me Evangelos Venizelos tw PASOK-ut.

Partitë politike greke po mbajnë bisedime mbi formimin e koalicionit, në një përpjekje të minutës së fundit për të shmangur shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Krerët e konservatorëve “Demokracia e Re”, të socialistëve apo Pasok-ut, dhe të partive të vogla të së Majtës Demokratike, u takuan me presidentin Karolos Papopulias të hënën mbrëma, pasi që përpjekja e mëparshme për të formuar koalicionin dështoi.

Udhëheqësi i Sirizas, blloku majtist i cili përfundoi i dyti nga zgjedhjet 6 majit, refuzoi të marrë pjesë në bisedime.

Syriza ka thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion i cili mbështet marrëveshjen e shpëtimit me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, marrëveshje kjo që synon shmangien e falimentimit.

Ndërkohë, ministrat e financave të eurozonës në takimin në Bruksel paralajmëruan Greqinë që të respektojë kushtet e marrëveshjes në mes të spekulimeve në rritje se vendi mund ta braktisë eurozonën.
XS
SM
MD
LG