Ndërlidhjet

Të dërguarit amerikanë vizitojnë Timoshenkon


Zëvendësi i ndihmës-sekretarit të Shtetit Tomas Melia Tomas Melia flet para mediave pas vizitës qe i beri ish kryeministres se burgosur Julia Timoshenko, Ukraine, 14 maj 2012
Zëvendësi i ndihmës-sekretarit të Shtetit Tomas Melia Tomas Melia flet para mediave pas vizitës qe i beri ish kryeministres se burgosur Julia Timoshenko, Ukraine, 14 maj 2012
Një i dërguar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadori amerikan në Ukrainë kanë vizituar ish kryeministren e burgosur Julia Timoshenko në spital, në kohën kur janë rritur kiritikat e Perëndimit mbi trajtimin e saj.

Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg vitin e kaluar për shpërdorim të detyrës në një rast, që mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje politike nga presidenti Viktor Janukoviq.

Zëvendësi i ndihmës-sekretarit të Shtetit Tomas Melia dhe ambasadori Xhon Teft vizituan Timoshenkon në spitalin shtetëror në Karkiv, ku ajo po mjekohet nga dhimbjet e shpinës.

Ajo është dërguar në spital javën e kaluar sipas një marrëveshjeje, në bazë ët së cilës, ajo do të trajtohet nga një mjek gjerman. Ambasadori Teft u tha gazetarëve pas vizitës, se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë atë që ai e quajti "persekutim selektiv i Timoshenkos", dhe bëri thirrje për lirimin e saj.
XS
SM
MD
LG