Ndërlidhjet

Rusia e shqetësuar për "trajnimin" e luftëtarëve sirianë në Kosovë


Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin

Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Çurkin i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritrësit sirianë po trajnohen në Kosovë.

Çurkin tha se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.

Çurkin shtoi se "duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit."

Ai i bëri këto komente gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, ku u debatua për situatën në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane, por shpjegoi se Kosova ishte "ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe", në vitin 2011, sepse "ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata."

Hoxhaj hodhi poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në shillit tKosovë.
XS
SM
MD
LG