Ndërlidhjet

Zarif kundër status quo-së në veri


Kreu i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif

Kreu i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif

Kreu i Misionit të OKB-së në Kosovë iu tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur zhvillime pozitive, përfshirë zgjedhjet e suksesshme në Serbi dhe në Kosovë dhe hapat drejt anëtarësimit të Serbisë në BE.

Kreu i misionit, Farid Zarif tha se megjithatë, në raport ka edhe trende negative, përfshirë problemet e sigurisë dhe ato kriminale në zonat e përziera, siç është veriu i Kosovës.

Ai ka thënë se “status quoja nuk është e qëndrueshme”.

Zarif i ka bërë ëkto komente në raportimin e rregullt tremujor para Këshillit të Sigurimit.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq tha se serbët e Kosovës po përballen me rreziqet disproporcionake për paqen dhe stabilitetin, derisa ministri i Jashtëm i Kosovës.

Enver Hoxhaj, ka akuzuar Serbinë për shkaktimin e problemeve përmes strukturave paralele.
XS
SM
MD
LG