Ndërlidhjet

logo-print

Holland betohet si president i Francës


Presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland

Presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland

Fransua Holland pritet të betohet sot si president i Francës.

Ceremonia e inaugurimit fillon në orën 10 sipas kohës lokale Pallatin Elize.

Holland pritet pastaj të emërojë një kryeministër, dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.

Holland ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.

Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike të kursimit dhe shpesh jopopullore në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës.
XS
SM
MD
LG