Ndërlidhjet

HRW: Iraku ende me burgje të fshehta


Pamje ilustruese
Pamje ilustruese
Human Rights Watch raportojnë se irakianët edhe më tej po mbahen në mënyrë ilegale në një burg të Bagdadit, për të cilin, qeveria e Irakut tha se e ka mbyllur në vitin e kaluar.

Duke i cituar viktimat, dëshmitarët dhe zyrtarët qeveritarë, grupi për të drejtat e njeriut në një raport të ri tha se forcat irakiane të sigurisë po “i rrëmbejnë njerëzit pa ndonjë proces gjyqësor, ose aktakuzë dhe po i fshehin në zonat ku nuk ka mundësi komunikimi”, përfshirë edhe në burgun, Kampi i Nderit.

Një vit më parë, qe njoftuar se ky objekt, që gjendet brenda Zonës së Gjelbër, ishte mbyllur nga autoritetet irakiane.
XS
SM
MD
LG