Ndërlidhjet

Holland inaugurohet si president


Presidenti i Francës, Fransua Holland arrin në pallatin presidencial në ceremoninë e inaugurimit, 15 maj 2012

Presidenti i Francës, Fransua Holland arrin në pallatin presidencial në ceremoninë e inaugurimit, 15 maj 2012

Fransua Holland është betuar si president i ri i Francës, në një ceremoni që u zhvillua në Pallatin Elize në Paris.

Zyrtarët thanë se presidenti Nikolas Sarkozi ia ka transefruar kodet bërthamore dhe dosjet sekrete Hollandit, para se të niste ceremonia.

Holland pritet pastaj të emërojë një kryeministër, dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.

Hollande ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.

Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike dhe shpesh jopopullore në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës.
XS
SM
MD
LG