Ndërlidhjet

Ngrihet aktakuzë ndaj Rebeka Bruksit


Rebeka Bruks
Rebeka Bruks
Ish shefja ekzekutive e “News International”, që është dega britanike e “News Corporation, Rebeka Bruks dhe bashkëshorti i saj, Çarli, janë “ngarkuar me akuzat se janë munduar të çorientojnë rrjedhën e drejtësisë në skandalin e përgjimit të telefonave në Britani”, kanë bërë të ditur vetë ata përmes një deklarate, që e sjell AFP.

Ata e kanë konsideruar vendimin si “të dobët dhe të padrejtë”.

Në Britani, ka disa muaj që po zhvillohen hetime në lidhje me skandalin e përgjimit, që ka në qendër zyrtarët e lartë të kompanisë News Corporation, përfshirë edhe vetë drejtuesit e saj, Rupert Mërdok, dhe të birin e tij, Xhejmsin.
XS
SM
MD
LG