Ndërlidhjet

logo-print

PDK mbyll çështjen e kthimit të mocionit në Kuvend


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Përpjekja e Grupi Parlamentar të PDK-së, që ta rikthejë në votim, mocionin, i cili kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës, është mbyllur me një fjalim të deputetit Arsim Bajrami.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bajrami tha se çështja e të pagjeturve mbetet detyrim i institucioneve shtetërore, ndërkohë nga udhëheqja e Kuvendit kërkoi që herave të tjera të ketë kujdes gjatë proceseve të votimit.

Deputeti Bajrami, në emër të PDK-së kërkoi që Kuvendi mos të merret më tutje me çështjen e të pagjeturve, për të cilën Kuvendi javën e kaluar miratoi disa rekomandime, një prej të cilëve parasheh kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Propozoj që debati që këto ditë ka qenë aktual edhe në media edhe në Kuvend për fatin e të pagjeturve, të mos politizohet, mos të jetë objekt i përplasjeve mes subjekteve politike, mos të jetë objekt i përplasjeve mes komuniteteve dhe unë propozoj ta ndalim këtë debat, i cili më së paku në radhë të parë u bënë nderë të pagjeturve”, tha Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës javën e kaluar ka kërkuar kthimin në votim, të mocionit të miratuar njëherë nga Kuvendi, nën arsyetimin se Kuvendi kishte votuar dy dokumente dhe jo një mocion të vetëm.

Të premten e kaluar, deputetët e opozitës lëshuan seancën plenare, duke pamundësuar kështu vazhdimin e punimeve të Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kthimin e mocionit, e kanë kundërshtuar familjarët e personave të pagjetur.
XS
SM
MD
LG