Ndërlidhjet

SHBA: Obama nuk merr pjesë në samitin në Rusi


Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentëve Obama dhe Putin
Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentëve Obama dhe Putin
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barak Obama, nuk do të marrë pjesë në samitin Azi-Paqësor në Rusi, në fillim të muajit shtator.

Bashkëpunimi Ekonomik Azi – Paqësor (APEC) në Vlladivostok, mikrpitës i të cilit është presidenti Vlladimir Putin, do të koincidoj me Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Shtetet e Bshkuara, në të cilën Obama më 6 shtator do ta pranoj nominimin partiak për rizgjedhje në votimet presidenciale të nëntorit.

Ky njoftim i Shtëpisë së Bardhë u bë pasi Putini, që javën e kaluar e ka filluar mandatin e tij të tretë në postin e presidentit, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e Grupit të tetë vendeve më të industrializuara në botë, këtë fundjavë në Kemp Dejvid, mikpritës i të cilit do të jetë Barak Obama.

Moska dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë poshtë pretendimet se vendimet për mospjesëmarrje në samite ishin gjeste të mospërfilljes.

Barak Obama dhe Vlladimir Putin pritet të takohen gjatë samitit G-20 në Meksikë në qershor.
XS
SM
MD
LG