Ndërlidhjet

BE: Janë sulmuar bazat e dyshuara të piratëve në Somali


Ilustrim - pamje nga filmi "Piratët e Karaibeve" me aktorin Xhoni Dep dhe aktoren Penellope Kruz
Ilustrim - pamje nga filmi "Piratët e Karaibeve" me aktorin Xhoni Dep dhe aktoren Penellope Kruz
Forcat detare të Bashkimit Evropian ekanë ndërmarrë një sulm ajror kundër bazave të dyshuara të piratëve në Somali.

Në sulm kanë marrë pjesë aeroplanët dhe helikopterët.

Nuk është raportuar për viktima nga ky sulm i cili u bë në rajonin Galmudug, përgjatë linjës bregdetare somaleze.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Majkël Men, tha se aksioni ishte pjesë e asaj që ai e përshkruajti si qasje gjithpërfshirëse e luftimit të piraterisë.

Muajin e kaluar, BE-ja e kishte qartësuar mënyrën që forcat e saj t’i sulmojnë caqet e piratëve në bregdetin somalez.

Gjatë viteve të fundit, piratët me bazat e tyre në Somali i kanë zënë shumë anije dhe njerëz në Oqeanin Indian dhe kanë kërkuar shuma të mëdha të parave për lirimin e tyre.

Aktualisht, mendohet se ata i mbajnë 17 anije dhe afro 300 anëtarë të ekuipazheve.
XS
SM
MD
LG