Ndërlidhjet

Iran: Bisedimet me ANEB-in në atmosferë konstruktive


Ali Asghar Soltanieh (Iran) para takimit me zyrtarët e ANEB-it në Vjenë
Ali Asghar Soltanieh (Iran) para takimit me zyrtarët e ANEB-it në Vjenë
I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Ali Asghar Soltaineh, tha se bisedimet me inspektorët atomilkë për programin bërthamor iranian ishin “të mira” dhe po kalojnë në atmosferë “konstruktive”.

Këto komente ai i bëri sot në ditën e dytë të bisedimeve me këtë agjenci në Vjenë të Austrisë.

Por, nuk ishte e qartë se a është arritur ndonjë përparim ndërmjet të dy palëve.

Bisedimet e fundit ndërmjet Iranit dhe ANEB-it, në muajin shkurt, patën dështuar në arritjen e ndonjë rezultati.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara po zhvillon hetime nëse Irani po synon armatim atomik dhe për këtë arsye inspektorët po kërkojnë qasje në kompleksin ushtarak Parçin në Iran.
XS
SM
MD
LG