Ndërlidhjet

Xhakartë: Lady Gaga nuk lejohet të mbajë koncert


Lady Gaga
Lady Gaga
Këngëtares së njohur Lady Gaga nuk i është leja për ta mbajtur një koncertë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, pasi islamikët e linjës së fortë kanë thënë se ylli i pop muzikës ka “stil vullgar”.

Një zëdhënës i policisë tha se leja për koncertin e planifikuar për 3 qershor, është refuzuar për shkak se së paku tri grupe islamike kërkuan që koncerti të mos mbahet.

Raportohet se disa radikalistë edhe ishin kërcënuar me përdorim të forcës që Lady Gaga të mos lejohet të zbresë nga aeroplani i saj .

Policia tha se ka vendosur t’i ketë parasysh kërkesat e këtyre radikalëve për shkak të shqetësimeve për siguri.

Mendohej se koncerti i yllit muzikor, Lady Gaga, në Xhakartë, do të ishte shou më i madh në turneun e saj në Azi, pasi pjesa më e madhe e 40 mijë biletave raportohet se janë shitur.
XS
SM
MD
LG