Ndërlidhjet

E ndezi vetëveten afër gjykatës ku po mbahet procesi Breivik


Anders Behring Breivik në gjykatë
Anders Behring Breivik në gjykatë
Policia norvegjeze thotë se një person sot e ka ndezur vetëveten afër gjykatës ku po mbahet procesi kundër vrasësit masiv, Anders Behring Breivik, në Osllo.

Raportohet se personi, për të cilin policia thotë se ka pësuar lëndime serioze, i ishte afruar një pike të sigurisë dhe e kishte derdhur masën e lëngët në trupin e tij duke i dhënë flakë.

Policia ia doli ta fikë zjarrin dhe personi ishte dërguar në spital.

Identiteti i këtij personi dhe motivet e tij janë të paqarta.

33 vjeçari Breivik po gjykohet për akuza për terror.

Ai ka pranuar si i ka vrarë 69 vetë, shumica prej tyre të rinjë, në ishullin Utoeja, ndërsa më parë i kishte vrarë me bombë tetë vetë në Osllo, në muajin korrik të vitit të kaluar.

Ai e ka hedhur poshtë përgjegjësinë penale, duke pretenduar se e kishte mbrojtur Norvegjinë nga imigrimi dhe mutlikulturalizmi.
XS
SM
MD
LG