Ndërlidhjet

NATO e fton presidentin pakistanez në Çikago


Logo zyrtare e samitit të NATO-s në Çikago
Logo zyrtare e samitit të NATO-s në Çikago
NATO e ka ftuar presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari, në samitin e aelancës në Çikago, këtë fundjavë.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, tha se në samit më 20 dhe 21 maj, do të theksohet përkushtimi i bashkësisë ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit dhe se në këtë aspekt, Pakistani ka një rol fqinjësor të rëndësishëm.

Kjo ftesë u bë në periudhën kur në Islamabad, liderët pakistanezë po takoheshin për të diskutuar lidhur me rihapjen e rrugëve furnizuese nëpër Pakistan për trupat e NATO-s në Afganistan.

Pakistani i ka mbyllur këto rrugë pasi nga një sulm ajror të NATO-s janë vrarë 24 ushtarë pakistanezë në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG