Ndërlidhjet

Shtraus-Kan ka paraqitur kundërpadi në Nju Jork


Dominik Shtraus-Kan

Dominik Shtraus-Kan

Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, raportohet se e ka paraqitur një kundërpadi prej 1 milionë dollarësh, ndaj punëtores së një hoteli në Nju Jork, Nafisatou Diallo.

Akuzat e saj për sulm seksual, vitin e kaluar, shkaktuan rënien e zotit Shtraus-Kan, që atëherë ishte shef i FMN-së.

E përditshmja Nju Jork Tajms ka raportuar, duke cituar dokumente gjyqësore, se Shtraus-Kan e ka akuzuar Diallon se “me dije dhe me qëllim ka bërë akuza të rrejshme te autoritetet e zbatimit të ligjit”.

Kundërpadia është bërë në Gjykatën e Lartë në Bronks në qytetin e Nju Jorkut.

Shtraus-Kan ishte arrestuar në Nju Jork në bazë të akuzave të Diallos, por rasti penal kundër tij përfundimsisht ka dështuar.

Shtraus-Kan, i cili dikur ishte parë si kandidat i mundshëm socialist për presidencën franceze, aktualisht ishte i implikuar në një hetim për prostitucion në pjesën veriore të Francës.

Ai e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG