Ndërlidhjet

Francë: Aeroplani i presidentit u godit nga rrufeja


Presidenti i ri francez gjatë fjalimit inaugurues në Pallatin Elize

Presidenti i ri francez gjatë fjalimit inaugurues në Pallatin Elize

Aeroplani i presidentit të ri të Francës, Fransua Holland, është goditur nga rrufeja derisa ai po fluturonte për në Berlin, kështu që është detyruar të kthehet prapa.

Raportohet se më vonë, zoti Holland, i cili sot u inaugurua në postin e presidentit të Francës, me një aeroplan tjetër është nisur për në Berlin, për tu takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pritet që në këtë takim do të diskutohet për krizën ekonomike në Evropë.

Menjëherë pas inaugurimit, Fransua Holland e ka emëruar ndihmësin e tij të afërt, Zhan-Mark Ajrol, për kryeministër.
XS
SM
MD
LG