Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistët: Nga dhuna në Siri janë vrarë 43 vetë


Siri

Siri

Aktivistët sirianë thonë se 43 vetë janë vrarë sot nga dhuna në mbarë Sirinë, përfshirë edhe 20 të vrarë nga forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, derisa merrnin pjesë në një funeral në provincën veriperëndimore Idlib.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit u vranë në qytetin Khan Sheikhun.

Aktivistët thanë se forcat e regjimit kanë shtënë në funeral, derisa misioni monitorues i Kombeve të Bashkuara ishte në qytet.

Sipas aktivistëve, vëzhguesit nuk ishin në mesin e të plagosurve, por makinat e tyre ishin dëmtuar.

Një zëdhënës i OKB-së ka konfirmuar se vëzhguesit ishin zënë në dhunë dhe se veturat e tyre ishin dëmtuar, por nuk ka ofruar detaje të tjera.

Sipas aktivistëve, 23 të tjerë janë vrarë në trazira në gjithë Sirinë.
XS
SM
MD
LG