Ndërlidhjet

Incko: Bosnja ka shënuar progres, por shumë sfida përpara


Valentin Incko

Valentin Incko

Përfaqësuesi i lartë i ndërkombëtar për Bosnjë Hercegovinë, Valentin Incko, i tha mbrëmë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se megjithqë është bërë progres i rëndësishëm, ende ekziston një rrugë e gjatë përpara në aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zoti Incko, në raportin e tij, ka theksuar se ka pasur shumë trende pozitive, siç janë zgjedhjet e 10 shkurtit, që u bënë pas më tepër se një viti pa qeveri qendrore.

Megjithatë, ai tha se Bosnjë Hercegovina ende ka shumë sfida përpara.

Në këtë aspekt ai ka theksuar nevojën që të implemntohet vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Sejdiq-Finci, dhe t’i implementoj reformat, që do të lejojnë që përfaqësues të minoriteteteve të kenë të drejtë të kandidojnë për poste të larta.
XS
SM
MD
LG